Shpërthen një gyp në Prishtinë, disa zona mbesin pa ujë deri në mëngjes - Bota Sot
Shpërthen një gyp në Prishtinë, disa zona mbesin pa ujë deri në mëngjes

Prishtina

Shpërthen një gyp në Prishtinë, disa zona mbesin pa ujë deri në mëngjes

Më: 4 prill 2020 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Në rrugën” Hasan Remniku” në Prishtinë, ka ndodhur një pëlcitje e gypit të ujit në mes të asfaltit.

KRU “Prishtina” thotë se ekipet e mirëmbajtjes menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë qenë të detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të rrjedhjes së madhe të ujit.

Pa furnizim me ujë të pijshëm janë rruga” Hasan Remniku” me zonat përreth.

Për shkak të natyrës së defektit ekipet do merren me sanim mëngjesin e ditës së nesërme.

“Ju kërkojmë mirëkuptim konsumatorëve të zonës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat