Ahmeti: I ndaluam lëvizjet nëpër sheshe të kryeqytetit, qytetarët nuk po i dëgjojnë thirrjet tona - Bota Sot
Ahmeti: I ndaluam lëvizjet nëpër sheshe të kryeqytetit, qytetarët nuk po i dëgjojnë thirrjet tona

Prishtina

Ahmeti: I ndaluam lëvizjet nëpër sheshe të kryeqytetit, qytetarët nuk po i dëgjojnë thirrjet tona

Më: 6 prill 2020 Në ora: 11:20
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar për masat shtesë që kanë ndërmarrë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Policinë.

Ai thotë se vendimin për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve në sheshet e kryeqytetit është marrë pasi këta të fundit nuk po respektojnë thirrjet për të mos dalë pa nevojë.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Thirrjet për të mos dalë pa nevojë, nuk po respektohen nga qytetarët. Aq më pak tash, që edhe moti po përmirësohet. Masat shtesë të sigurisë janë të domosdoshme.

Në këtë fazë, sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shëtitjes!  Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera relevante janë koordinuar dhe dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe.

Falënderojmë Policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë, duke kufizuar lëvizjet nëpër sheshe. Kanë mbetur të hapura vetëm korridoret e domosdoshme.

Për ta ruajtur veten, familjen, dhe shëndetin publik – #rriNshpi!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat