E prekura me Covid-19 nga fshati Ujmirë jeton në Prishtinë

Prishtina

E prekura me Covid-19 nga fshati Ujmirë jeton në Prishtinë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje konfirmoi që një person nga fshati Ujmirë i komunës së Klinës është diagnsitfikuar me sëmundjen COVID-19.

Pas konfirmimit të rastit, shtabi i emergjencës i Komunës së Klinës menjëherë ka kontaktuar me institucionet lokale dhe qendrore dhe ka konfirmuar se personi i prekur me virus është qytetare e komunës së Klinës, por me banim në Prishtinë.

Komuna thotë se ka filluar të hulumtojë personat e mundshëm me të cilët e infektuara ka pasur kontakt dhe ata do të udhëzohen në vetëizolim dhe do t’ju bëhet testi në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, si masë preventive ndaj përhapjes së virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat