​Promovohet tuneli dezinfektues në oborrin e QKMF në Prishtinë - Bota Sot
​Promovohet tuneli dezinfektues në oborrin e QKMF në Prishtinë

Prishtina

​Promovohet tuneli dezinfektues në oborrin e QKMF në Prishtinë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 23:02
QKMF

Nesër në orën 14:30 do të promovohet tuneli dezinfektues, i vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

Në Kosovë deri sot janë konfirmuar 184 raste me koronavirus, prej tyre 30 të shëruar dhe gjashtë të vdekur.

Viktima e fundit nga koronavirusi është një 66-vjeçare nga Malisheva, e cila është vatra kryesore e kësaj sëmundjeje në Kosovë me 61 raste, derisa në Prishtinë janë konfirmuar 23 raste, prej tyre një i vdekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat