Komuna e Prishtinës sot përuron tunelin dezinfektues në QKMF - Bota Sot
Komuna e Prishtinës sot përuron tunelin dezinfektues në QKMF

Prishtina

Komuna e Prishtinës sot përuron tunelin dezinfektues në QKMF

Më: 9 prill 2020 Në ora: 08:43
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka pajisur Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare edhe me një pajisje shtesë që ndihmon në parandalimin e përhapjes së coronavirusit(COVID-19).

Gjatë të enjtes, do të përurohet tuneli dezinfektues që është i vendosur në oborrin e QKMF-së.

Tuneli dezinfektues është paraparë të jetë si masë shtesë në parandalimin e përhapjes së virusit pandemik me të cilin po përballen thuajse të gjitha vendet e botës.

Në Republikën e Kosovës, numri i të infektuarve tashmë ka arritur në 224 persona, gjashtë prej të cilëve kanë përfunduar me fatalitet, por që të gjithë kanë pasur edhe sëmundje të tjera përcjellëse.

Kështu kanë bërë të ditur në komunikatën e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Nga data 08 shkurt deri më 08 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.570 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre rezultojnë gjithsej dyqind e njëzet e katër (224) raste pozitive (të përditësuara për të gjitha komunat në Republikën e Kosovës) me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në komunikatë.

Kurse numri i të shëruarve deri mbrëmë ka arritur në tridhjeteshtatë.

“Sot më 08 prill 2020, janë shëruar edhe shtatë (7) pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e shtatë (37)”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat