Ujësjellësi “Prishtina” bën thirrje për pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim

Prishtina

Ujësjellësi “Prishtina” bën thirrje për pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim

Më: 10 prill 2020 Në ora: 13:01
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje për pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim.

“Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, moslejimin e grumbullimit të borxhit tuaj dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara”.

“Nëse vendosni të realizoni pagesë në pikat e arkëtimit, ju lutem respektoni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e distancës sociale dhe masat tjera mbrojtëse. Përveç pikave të arkëtimit të KRU ”Prishtina” sh.a., pagesa mund të bëni edhe përmes Postës, bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare”.

KRU “Prishtina” gjithashtu ka falënderuar të gjithë konsumatorët që kanë kryer pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit do të kthehet në investime afatgjate, duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat