​Kuvendi Komunal në Prishtinë miraton pakon emergjente për ballafaqim me pandeminë Covid 19

Prishtina

​Kuvendi Komunal në Prishtinë miraton pakon emergjente për ballafaqim me pandeminë Covid 19

Më: 10 prill 2020 Në ora: 17:01
Shpend Ahmeti

(E plotësuar) - Kuvendi Komunal i Prishtinës unanimisht ka aprovuar pakon ekonomike emergjente me një sërë masash për t’u ballafaquar me pandeminë Covid 19.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke folur për angazhimin komunal për të luftuar parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid 19 tha se nesër do t’i testojnë 25 persona në kryeqytet si të dyshuar për koronavirusin.

Derisa bëri të ditur se 13 punëtorë shëndetësorë që punojnë në QKMF të në Prishtinë janë në vetëizolim.

Ahmeti: Janë 13 punëtorë shëndetësorë që jemi detyruar ti vendosim në vetëizolim

“Janë 13 punëtorë shëndetësorë që jemi detyruar me i vendos në vetëizolim. Të gjithë kanë dalë negativë në testin e parë dhe është lajm i mirë. Megjithatë presim që të përmbushet 14 ditëshi që t’iu bëj më edhe nga një test për t’u siguruar”, tha ai.

Krahas kësaj, i pari i kryeqytetit në këtë seancë të jashtëzakonshme i renditi të gjitha masat që përfshinë pako emergjente komunale.duke folur për angazhimin komunal për të luftuar parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid 19 

Sipas tij, kjo është pako emergjente 1, kurse së shpejti do të miratohet pako emergjente 2.

Ahmeti tha se do të sigurohen 5000 pako higjienike dhe ushqimore, dezinfektues, subvencionim për pagat e muajit prill për Stacionin e Autobusëve. Si dhe subvencionim për sport dhe kulturë në vlerë prej 200 mijë euro.

Ahmeti: Pako përfshinë edhe blerjen e pajisjeve shëndetësore në vlerë prej 200 mijë euro

“Pajisje shëndetësore në vlerë prej 200 mijë dhe këto kanë të bëjnë me dorëza, maska që t’i mbrojmë mjekët tanë. Duhet të dini që qeveria në fillim ka pas vështirësi sepse nuk kanë pasur rezerva të maskave dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse. [...] Të gjit ha bizneset të cilat janë me qira në lokalet të cilat janë pronë publike e NPB-së të lirohen nga qiraja prej ditës kur kanë filluar masat restriktive për dy muaj rresht për pjesën që nuk mbulohet nga qeveria. [...] Të gjitha bizneset e gastronomisë të cilët paguajnë taksë për shfrytëzimi të hapësirës publike t’i lirojmë nga pagesa për një vit”, tha Ahmeti.

Ahmeti, mes tjerash tha se për shkak të pandemisë pasojat do të jenë të mëdha për ekonominë në kryeqytet.

Për këtë pako pati rekomandime edhe nga asamblistët e Kuvendit Komunal. Një pjesë e tyre kërkuan që pako ushqimore për familjet në asistencë sociale të jetë në vlerë prej 40 eurosh, e cila u aprovua nga i pari i kryeqytetit.

Image

***

Kuvendi komunal i Prishtinës pritet të aprovojë pakon ekonomike emergjente me një sërë masash për t’u ballafaquar me pandeminë Covid 19.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke folur për angazhimin komunal për të luftuar parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid 19 tha se nesër do t’i testojnë 25 persona në kryeqytet si të dyshuar për COVID-19. Derisa bëri të ditur se 13 punëtorë shëndetësor që punojnë në QKMF të në Prishtinë janë në vetëizolim.

Krahas kësaj i pari i kryeqytetit renditi të gjitha pikat dhe masat që përfshinë pako emergjente komunale.

Sipas tij kjo është pako emergjente një, kurse së shpejti do të miratohet pako emergjente dy.

“Sigurimi i 5000 pakove higjienike dhe ushqimore, pajisje shëndetësore dhe dezinfektuese. Gjitha bizneset që janë me qira në lokale që janë pronësi të NPB do të lirohen nga pagesa për pjesën që nuk mbulo het nga qeveria dhe pagesa e terasave për një vit të lokaleve të gastronomisë”, tha ai.

Ahmeti në mbledhjen e kuvendit komunal të ditës sotme tha se buxheti dhe të hyrat e kryeqytetit tashmë është e qartë që do të ketë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat