Bizneset në Prishtinë lirohen nga qiraja për dy muaj, s’do të paguajnë një vit për tarraca - Bota Sot
Bizneset në Prishtinë lirohen nga qiraja për dy muaj, s’do të paguajnë një vit për tarraca

Prishtina

Bizneset në Prishtinë lirohen nga qiraja për dy muaj, s’do të paguajnë një vit për tarraca

Më: 10 prill 2020 Në ora: 19:11
Prishtinë

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka njoftuar se bizneset në kryeqytet do të lirohen nga qiraja për dy muaj, ndërsa për tarracat nuk do të paguajnë një vit.

Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook, tutje ka treguar se do t’i subvencionojnë me paga 8 çerdhe me bazë në komunitet, dhe se do të lirohen nga pagesat të gjithë prindërit me fëmijë në çerdhe.

“Nga 100 mijë euro për sport dhe kulturë, posaçërisht për klubet dhe sportistët të cilëve iu kanë ndalë të ardhurat. Kemi publiku një program për artistët që të regjistrojnë koncertet online dhe që do të transmetohen në 3 televizione publike”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.

Postimi i tij i plotë:

 LAJM I MIRË

Biznesët në Prishtinë lirohen nga qiraja për dy muaj, lokalet s’do të paguajnë një vit për tarraca.

Po ashtu, do t’i subvencionojmë me paga, edhe 8 çerdhe me bazë në komunitet. Derisa do të lirohen nga pagesat të gjithë prindërit me fëmijë në çerdhe.

Nga 100 mijë euro për sport dhe kulturë, posaçërisht për klubet dhe sportistët të cilëve iu kanë ndalë të ardhurat. Kemi publiku një program për artistët që të regjistrojnë koncertet online dhe që do të transmetohen në 3 televizione publike.

Kemi përgatit një pako emergjente e quajtur Prishtina 1, nëse vazhdon kjo gjendje mund të paraqitet mundësia që të prezantohet pakoja Prishtina 2. Pakoja “Prishtina 1” përmban 14 pika.

 Perdite!

Kudo!

Me perkushtim!

Përndryshe, vazhdo #rriNshpi

#Prishtina

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat