Ahmeti njofton për masat e reja në Prishtinë: Mbikëqyrje 24 orëshe nga policia në tri lokacione

Prishtina

Ahmeti njofton për masat e reja në Prishtinë: Mbikëqyrje 24 orëshe nga policia në tri lokacione

Më: 11 prill 2020 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kryeqyteti është futur në karantinë, pasi sonte u konfirmuan edhe 20 raste të reja me koronavirus.

Ahmeti përmes një njoftimi në profilin zyrtar në Facebook po ashtu ka bërë të ditur se do të ketë mbikëqyrje 24 orëshe në tri lokacione në Prishtinë.

“Ditë jo e mirë për Prishtinën. Nga 25 kontaktet e personit të infektuar ditë më herët, 20 janë testuar pozitiv sot. Lajmi i mirë është që të gjitha janë kontakte të personit të infektuar. Lajmi i keq është se tani duhet të shtojmë masat resktriktive në Prishtinë”, ka shkruar ai.

Tutje, kryetari Ahmeti ka dhënë detaje për të infektuarit e rinj.

“Të gjithë personat ishin pa simptome. Pas konsultimeve me Ministrin Vitia, Prishtina prej sonte hyn në karantinë. Hyrje/daljet do të jenë të kontrolluara, si dhe do të kemi masa të shtuara policiore në lagjen Mati 1. Policia nuk do të lejojë grumbullimin e më shumë se dy personave dhe po ashtu do të ketë kontrolla më të mëdha. Tri lokacione, një kompleks banesor dhe dy shtëpi shkojnë në mbikqyrje 24 orëshe nga policia”, ka shkruar tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat