Ahmeti: Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar deri në orën 17:00 – prej të hënës masa të reja - Bota Sot
Ahmeti: Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar deri në orën 17:00 – prej të hënës masa të reja

Prishtina

Ahmeti: Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar deri në orën 17:00 – prej të hënës masa të reja

Më: 11 prill 2020 Në ora: 22:22
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë detaje për gjendjen e krijuar pas vendimit për futjen në karantinë.

Ai thotë se edhe shumë shpejt do të bëhen të ditura bllokimi i hyrje daljeve, por edhe mënyrën e lëvizjes.

“Për shkak të numrit të testeve pozitive sot, Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim me e fut Prishtinën në karantinë. Pas pak do të kemi edhe më shumë detaje se ku do të bllokohen hyrje daljet për në Prishtinë. Në ato hyrje/dalje mund të kalohet vetëm me leje speciale nga MPB.

Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar brenda Prishtinës deri ne ora 17 për ata që kanë nevojë të dalin. Prej të hënës Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa tjera që vlejnë për krejt territorin e Republikës së Kosovës. Besoj që ato masa do ti shpjegojnë në ora 12:00, nesër e diele.

Për ata banorë të Prishtinës që janë jashtë Prishtinës, lexoni lajmërimet tona në orët në vijim”, ka theksuar Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat