Ahmeti: Ata që gjenden jashtë Prishtinës mund të kthehen deri nesër në orën 17

Prishtina

Ahmeti: Ata që gjenden jashtë Prishtinës mund të kthehen deri nesër në orën 17

Më: 12 prill 2020 Në ora: 07:27
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu është drejtuar sonte nëpërmjet rrjetit social Facebook qytetarëve pasi që kryeqyteti zyrtarisht është karantinuar.

Ahmeti ka apeluar sërish që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi pasi që ditët në vijim janë më të vështira.

“Ditët në vijim janë më të vështira, e kuptoj që nganjëherë nuk pyetemi ne si komunë por i përcjellim rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, e kuptojmë që këto rekomandime dalin natën pasi atëherë bëhen testimet dhe duhet vepruar menjëherë dhe të gjitha këto mund të shfaqin konfuzitet, mirëpo sonte e ka kuptimin tre herë më të madh sesa rastet tjera”.

Të gjithë banorët e Prishtinës, që sonte janë jashtë Prishtinës, nesër mund të kthehen deri në orën 17:00, tha Ahmeti.

“Ata që janë të komunave tjera por duan të kthehen në komunat e veta, nesër deri në orën 17:00 mund të kthehen”, tha ai.

Sipas Ahmetit, Ministria e Tregtisë është duke punuar në një listë bashkë me MSH-në, ku disa biznese, apo punëtor, do të kenë të drejtë të lëvizin gjatë kohës së karantinës.

“Nesër ministria e Tregtisë publikon vendimin ku tregohet se kush ka të drejtë të punojë”, tha ai.

Ai theksoi se edhe nesër 12 prill, vlen kufizimi i lëvizjes.

Ahmeti poashtu falënderoi qytetarët që kanë respektuar rekomandimet si dhe tregoi se personat e infektuar sot janë të izoluar.

“Personat e infektuar janë në izolim dhe nuk do të kenë kontakt me tjerët më, tani do të flasim me ta se me kë kanë pasur kontakt më parë për të ditur se cilat mund të jenë rastet e kontaktit”.

Ahmeti mes tjerash tregoi se nga e hëna në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë mund të merren masa të reja për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat