Kolona të gjata veturash nëpër hyrje të Prishtinës - Bota Sot
Kolona të gjata veturash nëpër hyrje të Prishtinës

Prishtina

Kolona të gjata veturash nëpër hyrje të Prishtinës

Më: 12 prill 2020 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot 12 prill, 2020 edhe komuna e Prishtinës do të futet në karantinë për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ky vendim është nxjerrë nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, pasi mbrëmë (11 prill, 2020) janë konfirmuar edhe 27 raste të reja me Covid-19 në mbarë Kosovën, prej të cilave 20 janë në Prishtinë.

Ministri Vitia ka bërë të ditur se banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill), deri në ora 17.00.

Në zonën industriale Prishtinë – Fushë Kosove policia është duke i ndaluar veturat për të verifikuar nëse të gjithë personat që po presin të hyjnë janë banorë të Prishtinës ose jo.

Ndërsa në hyrje të lagjes Veternik tashmë ka filluar ta zbatohet masa e karantinimit.

“Kanë filluar të bëhen kolona edhe këtu pasi që Policia po i ndalon të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Prishtinë, ku po verifikohet se a janë banorë të Prishtinës apo jo”.

Ndërkohë sot po ashtu pritet të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media ku do të prezantohen masat e reja që do të ndërmerren.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat