Prizreni futet në karantinë, 14 raste të reja me koronavirus - Bota Sot
Prizreni futet në karantinë, 14 raste të reja me koronavirus

Prishtina

Prizreni futet në karantinë, 14 raste të reja me koronavirus

Më: 12 prill 2020 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

14 raste të reja me covid-19 janë regjistruar në Prizren duke e çuar në 17 numrin e të infektuarve nga kjo komunë.

Lajmin e bëri publik, Mytaher Haskuka, kryetar i komunës. Pas kësaj, komuna është futur në karantinë.

Njoftimi i plotë i Haskukës në Facebook:

Sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Prizrenit sot për fat të keq kanë rezultuar pozitive edhe 14 raste të reja me COVID-19.

Të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën tonë.

Tani numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Prizren është 19.

Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u dakorduam me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat