Pezullohet shërbimi i shujtave të ngrohta në Prishtinë, pas masave të reja - Bota Sot
Pezullohet shërbimi i shujtave të ngrohta në Prishtinë, pas masave të reja

Prishtina

Pezullohet shërbimi i shujtave të ngrohta në Prishtinë, pas masave të reja

Më: 15 prill 2020 Në ora: 01:03
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se do të pezullohet shërbimi i shujtave të ngrohta në lagjet Tophane e Aktash, për shkak të masave të reja të lëvizjes së qytetarëve të marra nga Ministria e Shëndetësisë.

Ahmeti ka bërë të ditur se janë duke punnuar për të gjetur një mënyrë të përshtatshme për të vazhduar shërbimin në një kohë sa më të shkurtër.

“Pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë për masat e reja restriktive të lëvizjes për parandalimin e përhapjes së #covid19, shërbimi i shujtave të ngrohta në Tophane dhe Aktash do të pezullohet përkohësisht. Jemi duke punuar që të gjejmë një mënyrë të përshtatshme që në kohën sa më të shkurtë të vazhdojmë të e ofrojmë këtë shërbim për të gjithë që kanë aq shumë nevojë për përkrahje”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Ai ka thënë se askush nuk do të mbetet në harresë, ndërsa ka bërë thirrje edhe njëherë që qytetarët të rrinë në shtëpi e të mbëjnë distancën.

“Askush nuk do të mbetet në harresë dhe vetëm në Prishtinën tonë – distanca sociale veç do të e lehtësojë këtë betejë, por duke qëndruar bashkë e solidarë! #Bashkë do të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë! Shëndet për të gjithë dhe ju falemnderit për mirëkuptimin”, shkruan Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat