Ahmeti e sheh gjendjen e qetë në Prishtinë, por thotë se nuk ka vend për relaksim - Bota Sot
Ahmeti e sheh gjendjen e qetë në Prishtinë, por thotë se nuk ka vend për relaksim

Prishtina

Ahmeti e sheh gjendjen e qetë në Prishtinë, por thotë se nuk ka vend për relaksim

Më: 16 prill 2020 Në ora: 12:06
Shpend Ahmeti

Gjatë ditës sotme në Prishtinë pritet të testohen 10 deri 15 persona si të dyshuar për Covid 19.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti gjatë të shpërndarjes së disa pakove ushqimore.

Ahmeti: Po vazhdojmë me testimet

“Sot e kemi një listë të re testimeve që na ka dërguar IKShP ne do të bëjmë punën tonë. Zakonisht po janë nga 10-15 që ne të marrim një strisho në tendat e QKMF-së”, tha

Ahmeti tha se nuk pret që në dy tri ditët e ardhshme Prishtina të ketë probleme me pandominë.

Por kjo sipas tij nuk do të thotë të relaksohemi.

Ahmeti: Nuk kemi probleme, por s’do të thotë të relaksohemi

“Nuk pres që të kemi probleme sot ose nesër. Po kjo nuk thotë se duhet të relaksohemi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat