“Termokosi” nga nesër e vazhdon ngrohjen edhe për disa ditë në Prishtinë

Prishtina

“Termokosi” nga nesër e vazhdon ngrohjen edhe për disa ditë në Prishtinë

Më: 16 prill 2020 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Ngrohja qëndrore në Prishtinë do të vazhdojë edhe për një periudhë që nga nesër.

Ndonëse më 15 prill kishte përfunduar sezoni i ngrohjes qendrore, Termokosi do të vazhdojë ngrohjen edhe për disa ditë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Postimi i plotë:

Termokosi e përfundon sezonin e ngrohjes me 15 Prill, gjë që ka ndodhur dje.

Me kërkesë të shumë qytetarëve, kam kërkuar që Termokosi të vazhdojë ngrohjen edhe disa ditë, për shkak të temperaturave, posaçërisht gjatë natës.

Ngrohja rifillon prapë nesër pasdite, e premte.

Shënim: ngrohja nuk lëshohet e ndalet me një pullë dhe brenda pak minutave. Na duhet 24 orë për të rifilluar. Të shtunën do të jetë 25 gradë gjatë ditës prandaj do të jetë ngrohtë edhe me ngrohje por prej të dieles prapë kemi temperatura më të ulta. Po shpresoj se nuk do të kemi shumë ankesa të shtunen se është shumë nxehtë e duhet me ndal ngrohjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat