​Prishtina shënon “Ditën e Tokës”, Ahmeti paralajmëron mbjelljen e 5 mijë fidanëve - Bota Sot
​Prishtina shënon “Ditën e Tokës”, Ahmeti paralajmëron mbjelljen e 5 mijë fidanëve

Prishtina

​Prishtina shënon “Ditën e Tokës”, Ahmeti paralajmëron mbjelljen e 5 mijë fidanëve

Më: 22 prill 2020 Në ora: 12:48
Foto

Në "Ditën e Tokës", kryetari i kryeqytetit bën thirrje që të ruhet zona e përbashkët, meqë sipas tij një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tani.

Shpend Ahmeti konsideron se nuk është e mjaftueshme që të ruhet vetëm muret e shtëpisë dhe banesave tona.

Kështu është shprehur ai gjatë mbjelljes së disa fidanëve në lagjen Lakrishtë, derisa ka theksuar ky është një vit jubilar, meqë është 50- vjetori i shënimit të kësaj dite.

Ahmeti: Do t’i mbjellim 1 milion lule dhe 5 mijë fidane

"Kemi dashur të tregojmë që në fakt në këtë kohë pandemie e COVID-it, nuk do të harrojmë këtë që është pjesë tepër e rëndësishme edhe për të ardhmen edhe për luftimin e pandemive. Besoj që nëse ka fat në fatkeqësi në këtë pandemi, e kemi vërejtur se çfarë do të thotë publikja apo e përbashkëta. Që muret ë shtëpisë nuk mjaftojnë, që muret e banesës nuk mjaftojnë për ta jetuar një jetë normale. Por gjithmonë duhet të kërkojmë shoqëri dhe të ruajmë ata që është e përbashkët. Në këtë rast mendoj se nuk e kemi ruajtur fort të përbashkëtën dhe po duamë të tregojmë që sa më shumë duhet të mbjellim dhe kjo e përbashkëta është më e sigurt dhe më e shëndetshme. Sivjet i mbjellim 1 milion lule, tashmë i kemi sepse i kultivojmë vet dhe do i mbjellim gjithandej nëpër Prishtinë, dhe diku rreth 5 mijë fidane drunj te cilat planifikojmë që në këtë sezon t'i mbjellim", tha ai.

Ai u zotua se në rast se do të ketë mungesë buxhetore do të heqin asfalt e do të shtojnë drunjtë në hapësira publike.

E drejtori i "Hortikulturës", Isak Rakovica bëri të ditur se çdo ditë po shtohen hapësirat gjelbëruese.

Rakovica: Po gjelbërojmë çdo ditë hapësirat

"Përmes lulishteve tona, përmes punëtorëve të kësaj ndërmarrje po prodhojmë lule dhe fidane. Po ashtu përmes komunës po marrim edhe fidane cilësore të cilat çdo ditë po rritet sipërfaqja gjelbëruese e krejt kjo duke iu falënderuar besimit dhe kontratave që kemi me komunën e Prishtinës. Sepse 202 punëtorë të kësaj ndërmarrje shpenzojnë 1 milion e 300 mijë paga vjetore ", u shpreh ai.

50 vite më parë, më 22 prill të vitit 1970, veprimtarë dhe shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, organizuan një mbrëmje vallëzimi për nder të planetit tonë dhe e quajtën ”Dita e Tokës”.

Kështu, për të parën herë, ngrihej shqetësimi për problemet e mjedisit. Në Avenunë e Pestë të Neë Yorkut me këtë rast u zhvillua një paradë dy-orëshe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat