ë ngujuar tash e tre javë janë banorët e një ndërtese në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Ata po thonë se prej se janë izoluar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë nuk u bëri teste për të parë nëse janë të infektuar me Covid-19 ose jo. Andaj sot protestuan.
Prishtina ndryshe është qyteti i tretë më i prekur nga koronavirusi në Kosovë, pas Ferizajt e Malishevës.
Ditët e fundit ka pasur shumë më pas raste të konfirmuara, teksa pritet edhe nxjerrja nga karantina e kryeqytetit.