Kryeqyteti sonte veç një rast me koronavirus, Ahmeti ka një thirrje për prishtinasit

Prishtina

Kryeqyteti sonte veç një rast me koronavirus, Ahmeti ka një thirrje për prishtinasit

Më: 26 prill 2020 Në ora: 00:22
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pasi që në kryeqytet u konfirmua vetëm një rast i ri me koronavirus, duke vazhduar kështu rënien drastike të rasteve me COVID-19 në kryeqytet.

Ahmeti me anë të një postimi në Facebook, këtë e ka quajtur “qershia mbi tortë”, duke thënë se është e rëndësishme që numri i rasteve me koronavirus nuk po rritet për çdo ditë.

Postimi i plotë:

Qershia në tortë për sot, vetëm një rast në Prishtinë, edhe pse 28 në krejt Kosovën. E di që juve mund të ju duken shumë 28 por për mua është me rëndësi që numri i rasteve të reja nuk po rritet për çdo ditë. Afër jemi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat