​Komuna e Prishtinës publikon orarin e deratizimit pranveror nëpër lagje

Prishtina

​Komuna e Prishtinës publikon orarin e deratizimit pranveror nëpër lagje

Më: 27 prill 2020 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm të qytetarëve, Komuna e Prishtinës nesër do të fillojë procesin e deratizimit pranveror, eliminimit të brejtësve në rrjetin e kanalizimit, bodrumet dhe garazhet publike në lagjet e kryeqytetit.

Në një njoftim për media thuhet se procesi ka për qëllim zvogëlimin dhe mbajtjen nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë në rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.

Gjatë procesit të deratizimit, qytetarët duhet t’i hapin dyert e bodrumeve dhe garazheve, në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm.

Deratizimi i garazheve nëpër lagje do të bëhet sipas këtij orari:

28 prill - 1 maj/ Lakërishte dhe Dardani

2 - 5 maj/ Ulpiana

6 - 9 maj/ Kodra e Diellit, Aktashi

11 - 12 maj/ Qendra e qytetit me garazha

13 - 14 maj/ Vellusha , Blloku I dhe II Tophane, Ndërtesat te Fusha e Pajtimit

15 maj/ Trajtim plotësues

Orari i deratizimit të rrjetit të kanalizimit nëpër lagje:

28 prill / Sofali

29 prill/ Taslixhe

30 prill/ Velani

1 maj/ Kodra e Diellit (Zona Lindore)

2 maj/ Kodra e Diellit (Zona Qendrore)

4 maj/ Kodra e Diellit (Zona Perëndimore) & Aktashi

5 maj/ Lagjja e spitalit

6 maj/ Rruga për Gërmi dhe Rr. Gazmend Zajmi (ish Dubrovniku)

7 maj/ Rr. "Haxhi Zeka" (ish Proleterit) dhe rruga për Gërmi

8 maj/ Zona në mes rrugës Haxhi Zeka (ish Proleterit ) dhe Rr.Bajram Bahtiri

9 maj/ Kodra e Trimave ana e djathtë e rrugës Vëllezërit Fazliu

11 maj/ Kodra e Trimave nga ana e majtë e rrugës Vëllezërit Fazliu

12 maj/ Tophane dhe Arbëria

13 maj/ Ulpiana dhe Emshiri

14 maj/ Dardania dhe Lakrishtja

15 maj/ Qendra e qytetit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat