Ahmeti: U keqkuptova, shkollat nuk rihapen më 4 maj

Prishtina

Ahmeti: U keqkuptova, shkollat nuk rihapen më 4 maj

Më: 28 prill 2020 Në ora: 12:01
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nga 4 maji arsimi, qeverisja e shkollave dhe komunikimi do të dixhitalizohet në tërësi.

Ahmeti ka shtruar se gjatë javës do të njoftojë për detajet, veçse këtë e ka quajtur një ndryshim të madh për arsimin në këtë komunë.

“Për portalet dhe qytetarët: Nuk kam thënë se do rihapen shkollat me 4 maj. Kam thënë ndryshim i madh po vjen për arsimin në Prishtinë me 4 maj. Arsimi, qeverisja e shkollave, komunikimi po dixhitalizohet komplet. Më shumë informata gjatë javës”, ka shkruar ai.

Ahmeti ka thënë se prindërit, mësimdhënësit, menaxheret e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave, dhe suksesit të nxënësve nga 4 maji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat