Prishtina drejt normalizimit të situatës: Sot pritet të rezultojnë të shëruar edhe 24 pacientë

Prishtina

Prishtina drejt normalizimit të situatës: Sot pritet të rezultojnë të shëruar edhe 24 pacientë

Më: 28 prill 2020 Në ora: 17:50
Ilustrim

Prishtina është një ndër vendet e cila është duke shkuar drejt normalizimit të situatës që ka krijuar pandemia Covid-19 në Kosovë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka deklaruar se numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në këtë komunë është 68, nga të cilët deri më tani 22 janë shëruar plotësisht.

Ai tutje ka shtuar se sot pritet të bëhen 24 ritestime dhe nëse të njëjtit dalin negativ, do të jenë plotësisht të shëruar meqë është testimi i dytë.

“Dje janë shëruar edhe dy persona nga Prishtina pasi rezultuan negativ në testin e COVID-19 për herë të dytë. Dje kemi pasur 47 testime në Komunën e Prishtinës ku prej tyre 26 kanë qenë të ritestuar pasi me 11 prill kishin rezultuar pozitiv me COVID-19. Të 26 kanë rezultuar negativ. Presim edhe sot që të bëhen 24 ritestime dhe nëse të njëjtit dalin negativ për herë të dytë në bazë të protokolleve të IKSHP-së konsiderohen të shëruar”, ka thënë ai për RTV Dukagjini.Gashi tutje thotë se me shërimin e këtyre 24 pacientëve numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Prishtinës shkon në 46.

“Pas këtyre të shëruarve në Prishtinë realisht do të mbesin aktive edhe 22 raste me COVID-19”, tha ndër të tjera Bujar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat