Të gjithë të testuarit në kompleksin banesor që u mbajt i izoluar në Mati 1, dalin negativë

Prishtina

Të gjithë të testuarit në kompleksin banesor që u mbajt i izoluar në Mati 1, dalin negativë

Më: 29 prill 2020 Në ora: 11:44
Ilustrim

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se dje 20 persona janë shërar nga Covid—19 në Kompleksin Rrezja në Mati 1

Këta persona ishin infektuar pas kontaktit me familjarë pas vdekjes së familjarit të tyre, I prekur me koronavirus.

Ai ka falenderuar familjarët e G.R që  përkundër humbjes së familjarit i kanë përmbajtur të gjitha rregullave.

Postimi:

Kompleksi Rrezja në Mati 1 ka qenë fokus i qytetin tonë në dy javët e kaluara. 20 raste pozitive në një ditë pas kontaktit me familjarë pas vdekjes së familjarit të tyre. Qe gati tre jave kemi bllokuar këtë kompleks. Me rast vdekje në shtëpi është dasht që familjarët të përballojnë edhe izolimin e plotë. E po ashtu edhe banorët e tjerë që e kishin të paqartë se pse po bllokohen edhe ata.

Jemi mundu me qenë afër me krejt kërkesat që banorët kanë pas. Kemi dezinfektu, furnizu, pastru aq sa kemi pas mundësi.

Mbrëmë, të gjithë të testuarit e kompleksit përfshi dhe ata që kanë qenë të infektuar dolën negativ. Super lajm!

E para, e kaluar qoftë për të gjithë ata që u përballen me virusin.

E dyta, falemnderit familjarëve te G. R. që përkundër humbjes u përballen me të gjitha kërkesat tona.

E treta, falemnderit banorëve të tjerë që pa ndonjë telashe të mëdha përballuan zinxhirin rreth kompleksit.

E katërta, falemnderit punëtorëve shëndetësor.

E pesta, falemnderit policisë që me mirëkuptim dhe përpikmeri zbatoj rekomandimet e institucioneve.

E gjashta, falenderoj ekipet e pastrimit, dezinfektimit, mirëmbajtjes dhe inspekcionit në krejt punët që kanë bërë.

Krejt në fund, keni shpëtuar jetë dhe keni ruajt qytetin nga shpërthimi i pandemisë.

Vazhdojmë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat