Nuk ka vatër të koronavirusit më në Prishtinë, Ahmeti: Na duhen edhe pak ditë për relaksim të masave

Prishtina

Nuk ka vatër të koronavirusit më në Prishtinë, Ahmeti: Na duhen edhe pak ditë për relaksim të masave

Më: 30 prill 2020 Në ora: 00:34
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, ka thënë se kryeqyteti më s’ka vatër të epidemisë së koronavirusit. Ai ka thënë se tash vendit i duhen edhe pak ditë që të konsiderojë për relaksim të masave.

“Sot ka qenë një lajm jashtëzakonisht i mirë. Janë liruar kompleksi ‘Rrezja’ në Mat, dhe rruga “Lidhja e Prizrenit” dhe një hapësirë në Hajvali. Tri pikat janë tërheqë, s’ka më bllokim të qytetarëve. Mbrëmë e sot 37 testime, që ishin pozitivë tashmë janë negativë e mund të themi se janë të shëruar. Më s’kemi vatër të epidemisë në Prishtinë”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se ka biseduar me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ka thënë se masa e karantinës për Prishtinën do të mbetet në fuqi, deri në rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë.

“Edhe Naser Ramadani (kreu i IKSHPK-së) ka thënë se na duhen edhe disa ditë për të konsideruar relaksimin e masave. Prej 4 majit duhet të shohim relaksimin. Kam biseduar me ministrin në telefon. Është opsioni i tri fazave, që zgjasin nga dy javë deri kah mesi i qershorit, por qytetarët duhet të dinë që këto masa e data s’janë përfundimtare. Është mirë që të ulim akoma numrin për të menduar për relaksim”, ka deklaruar më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat