​Ahmeti: Po shkojmë drejt mposhtjes së virusit

Prishtina

​Ahmeti: Po shkojmë drejt mposhtjes së virusit

Më: 2 maj 2020 Në ora: 12:08
Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se në Prishtinë janë 45 persona të shëruar plotësisht nga Covid-19, por mbesin edhe 21 raste aktive.

Ai ka shkruar në Facebook se numra të ri nuk ka qe tre ditë, që do të thotë se po shkojmë drejt mposhtjes së virusit.

“Sot, po ashtu super lajm është shiu duke marrë parasysh që kemi rënie të Badovcit e Batllaves. Të rreshurat në javën e parë të majit janë shumë të rëndësishme për akumulimet. Në përgjithësi vikend i bukur përkundër restriksioneve. Me disiplinën tonë të shërohemi plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat