​Nis renovimi i çerdhes për fëmijë “Shtëpia Magjike” në Besi

Prishtina

​Nis renovimi i çerdhes për fëmijë “Shtëpia Magjike” në Besi

Më: 4 maj 2020 Në ora: 16:09
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka nisur punimet për ndërtimin e aneksit të objektit të kopshtit “Shtëpia Magjike” në Besi dhe renovimin e tërësishëm të objektit ekzistues.

“Shtëpia Magjike” në Besi u hap në dhjetor 2015 dhe është çerdhja e parë e hapur në pjesën rurale të Prishtinës.

Ndërtimi i hapësirave shtesë vjen për shkak të shtimit të numrit të fëmijëve që shkojnë këtë çerdhe.

“Edukimi i hershëm me kosto të përballueshme është investimi i duhur që e bëjmë si shoqëri për të siguruar gjithëpërfshirje dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat