Një milion lule sezonale do të mbillen sivjet në Prishtinë

Prishtina

Një milion lule sezonale do të mbillen sivjet në Prishtinë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se 1 milion lule sezonale do të mbillen sivjet në Prishtinë për të zbukuruar hapësirat e gjelbra, të cilat vazhdimisht po mirëmbahen e revitalizohen.

Ai në këtë rast ka falënderuar të gjitha ekipet e ndërmarrjes Hortikultura për punën e palodhshme në terren gjatë kësaj kohe kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

Postimi në Facebook:

Mirëmëngjesi Prishtinë,

1 milion lule ? sezonale do të mbillen sivjet në Prishtinë për të zbukuruar hapësirat e gjelbra, të cilat vazhdimisht po mirëmbahen e revitalizohen.

Falenderojmë të gjitha ekipet e ndërmarrjes Hortikultura për punën e palodhshme në terren gjatë kësaj kohe.

Neve na mbetet që të kujdesemi që të mos i dëmtojmë, t’i mbajmë pastër që të kemi ambient të shëndoshë rreth nesh.

Vazhdo #rriNshpi ? që më shpejtë të e shijojmë pranverën e bukur në Prishtinë.

#prishtina ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat