​Pastrohet plateja dhe vendoset flamuri i ri te shtatorja e Bill Clintonit

Prishtina

​Pastrohet plateja dhe vendoset flamuri i ri te shtatorja e Bill Clintonit

Më: 5 maj 2020 Në ora: 11:49
Shoqata "Miqtë e Amerikës"

Me iniciativë të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, zjarrfikësit e Prishtinës kanë pastruar platenë përreth shtatores së presidentit Bill Clinton dhe ndërruan flamurin e ShBA-së.

Këtë e kanë bërë me qëllim të shënimit të Ditës së Zjarrfikësve që ka qenë ditën e djeshme, si dhe për të kërkuar kushte më të mira të punës për zjarrfikësit e Kosovës.

Kryetari i Shoqatës "Miqtë e Amerikës", Agim Rexhepi, tha se ky aktivitet po shënohet për të përkrahur zjarrfikësit, pasi që institucionet shtetërore nuk bën asgjë për të shënuar ditën e tyre.

Rexhepi: Ta sensibilizojmë çështjen e zjarrfikësve

"Dje ka qenë Dita Botërore e Zjarrfikësve dhe duke e pa që institucionet e Kosovës nuk e bënë në nivelin e duhur atë që duhet me e bë për këta njerëz, për këta heronj të ditëve tona. Njëkohësisht i kisha uruar qytetarët e Kosovës ditën e dëshmorëve që sot është e paraparë...Ta sensibilizojmë çështjen e zjarrfikësve sepse këta qytetarë ose këta profesionalistë nuk i kanë kushtet aq të mira, sikurse nuk i kane edhe mjekët, ushtarakët dhe Policia", tha ai.

Ai tregoi edhe arsyen pse kanë vendosur ta shënojnë Ditën e Zjarrfikësve në këtë mënyrë.

Rexhepi: ShBA-ja do të na ketë aleat për jetë e mot

"Pas një periudhe dy mujore ta ndërrojmë flamurin amerikan tek shtatorja, me këtë gjest kemi dashur t'iu tregojmë mesazhe edhe njerëzore edhe politike qytetarëve amerikan, institucioneve amerikane që populli i Kosovës është aleat i juaj. Ne e dimë atë që keni bërë jo tash por gjatë historisë dhe do të na keni aleat pavarësisht çka deklarojnë individët apo kushdo qoftë do të na keni aleat për jetë e mot", tha ai.

Ndërsa, Latif Zeka shef i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, në ditën e tyre ka të gjithë zjarrfikësit, ndërsa ka falënderuar popullin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme dhënë popullit shqiptar.

Zeka: Përshëndesim të gjithë popullin amerikan

"Ne e përshëndet të gjithë popullin amerikan për ndihmën që kanë dhënë për popullin shqiptar, posaçërisht për popullin kosovar. Njëashtu i uroj Ditën e Zjarrfikësve të gjithë zjarrfikësve anë e mbanë botës", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat