​Drejtoria e Inspeksionit nis kontrollin e bizneseve në Prishtinë

Prishtina

​Drejtoria e Inspeksionit nis kontrollin e bizneseve në Prishtinë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:33
Drejtoria e Inspeksionit

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës është riorganizuar duke i shpërndarë të gjitha ekipet në terren, përtej punës me rotacion.

Ekipet e inspeksionit kanë filluar inspektimin e të gjitha bizneseve, me qëllim të verifikimit të zbatimit të vendimeve dhe urdhëresave institucionale për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Drejtoria e Inspeksionit paralajmëron se do të ndërmarrë masa nëse gjatë kontrollit të bizneseve do të gjenden shkelje të këtyre vendimeve dhe urdhëresave institucionale.

Ndryshe, ditë më herët Komuna e Prishtina ka dalë nga karantina pas më shumë se tri javësh për shkak të rasteve me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat