Prishtina në ditën e dytë të lehtësimit të masave - Bota Sot
Prishtina në ditën e dytë të lehtësimit të masave

Prishtina

Prishtina në ditën e dytë të lehtësimit të masave

Më: 5 maj 2020 Në ora: 16:54
Prishtina

Dita e dytë e lehtësimit të masave e ka gjetur sërish Prishtinën me njerëz dhe makina nëpër rrugët e saj.

Gjatë ditës së djeshme pati lëvizje shqetësuese pasi u panë shumë njerëz të grumbulluar në hapësira të vogla, ndërsa nuk iu përmbanin as rekomandimeve të IKSHPK-së.

Duket se edhe sot paraqitet një situatë e ngjashme, edhe pse tashmë qytetarët lejohen të lëvizin më gjatë në orare të ndryshme gjatë ditës.

Gjithsesi, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi se pas pandemisë do të ndërmarrin një varg masash për të reduktuar numrin e makinave në qytet.

“Dallim i madh Prishtina me shumë kerre dhe Prishtina me pak kerre. Pas pandemisë, si komunë do të kemi një varg masash për të reduktuar numrin e makinave prej pagesave për qendër, parkingjeve më të shtrenjta deri te mbyllja e rrugëve të caktuara në vikende, si dhe mbyllja e përhershme e disa rrugëve. Do të investojmë edhe më shumë në transport publik, çiklizëm dhe gjelbërim. S’ka rrugë tjetër për ne. Jemi qytet shumë i bukur për t’u shkatërruar nga kerret”, shkroi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat