Ahmeti: Tash vetëm ta ruajmë diciplinën dhe të mendojmë për ekonominë - Bota Sot
Ahmeti: Tash vetëm ta ruajmë diciplinën dhe të mendojmë për ekonominë

Prishtina

Ahmeti: Tash vetëm ta ruajmë diciplinën dhe të mendojmë për ekonominë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 23:35
Shpend Ahmeti

Sot IKSHPK ka bërë të ditur se vetëm një person ka rezultuar pozitiv me COVID19, ndërsa janë shëruar 87 persona.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tash është e rëndësishme vetëm ta ruajmë diciplinën dhe të mendojmë për ekonominë.

Ky është postimi i plotë:

Para se me flejt mos kqyrni lajme!

Para se me flejt mendone se sot e kemi marr lajmin më të mirë në dy muajt e fundit – vetëm një rast i ri në krejt Kosovën, dhe mbi 80 të shëruar.

Tash edhe vetëm ta ruajmë diciplinën dhe të mendojmë për ekonominë.

Prandaj mos u defokusoni me lajme ekskluzive. Gjumi i qetë është i rëndësishëm.

#rriNshpi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat