9 raste aktive në Prishtinë dalin negative në testimin e parë

Prishtina

9 raste aktive në Prishtinë dalin negative në testimin e parë

Më: 6 maj 2020 Në ora: 21:46
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti iu ka gëzuar faktit se kryeqyteti vazhdon të mos ketë raste të reja me koronavirus edhe pas daljes nga karantina.

Ai ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, ndërkohë që 9 raste aktive kanë rezultuar negative në testimin e parë.

“Asnjë rast i ri në Prishtinë e katër në krejt Kosovën. 43 të shëruar në krejt Kosovën, e 9 raste aktive në Prishtinë kanë dalë negative në testimin e parë. Po shkojmë drejt shërimit dhe të kthehemi në normalitet me hapa të vegjël, por të sigurt. Për pak harrova, mos lexoni lajme ekskluzive. Edhe pak, Kosovë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat