Arka e KRU “Prishtina” prej dy ditësh jashtë funksionit!

Prishtina

Arka e KRU “Prishtina” prej dy ditësh jashtë funksionit!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 7 maj 2020 Në ora: 18:38
KRU “Prishtina”

Në kryeqytetin e shtetit të Kosovës,më kot ia kishin mësyrë të mërkurën dhe të enjten konsumatorët e shumtë të Prishtinës zyrës së arkës të Kompanisë rajonale të ujësjellësit "Prishtina", në lagjen "Ulpiana",për të paguar faturat e ujit të shpenzuar,meqë ajo është jashtë funksionit prej dy ditësh(mërkurë-enjte).Sipas arkëtares arsyeja e mosfunksionimit qëndron se kompjuteri është jashtë funksionit."E kemi njoftuar dje(mërkurë)drejtorinë,por ende nuk kanë ardhë me ndreq kompjuterin",thoshte arkëtarja të enjten.

Kjo është e tmerrshme dhe skandaloze.Është papërgjegjësi e paparë e menaxhmentit të kësaj kompanie.Ndaj,qytetarët në orët e kufizimit të lëvizjes së koronavirusit detyrohen të kthehen në shtëpi pa kryer obligime,apo të bredhin rrugëve të kryeqytetit deri në dy arka tjera,apo t'ia mësyejnë objektit kryesor të kësaj kompanie në lagjen "Kalabria"(ish-Emshiri) për t'i kryer pagesat e ujit.Kjo është e turpshme dhe e tmerrshme.Ndërkohë,që zyrtarët e kësaj kompanie llapin e krekosen ditë e natë në mjetet e informimit duke i ftuar qytetarët që të paguajnë ujin e shpenzuar,por nga ana tjetër,të njëjtët nuk janë në gjendje për dy ditë me radhë të aftësojnë një kompjuter.Bah!

Nuk desha të zgjatem më tepër në këtë shkrim.Sepse,ne jemi këta që jemi.Faqezinjtë.

Aferim ju qoftë o burra,me ju thënë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat