Ka filluar zbatimi i pakos ekonomike ‘Prishtina 1’ - Bota Sot
Ka filluar zbatimi i pakos ekonomike ‘Prishtina 1’

Prishtina

Ka filluar zbatimi i pakos ekonomike ‘Prishtina 1’

Më: 9 maj 2020 Në ora: 17:08
Ka filluar zbatimi i pakos ekonomike ‘Prishtina 1’

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të mbajtur dje, i informoi asambleistët për menaxhimin e situatës së pandemisë SARS-covid 19.

Ahmeti tha se, me ndihmën e FSK-së, asambleistëve dhe grupit të vullnetarëve, ka filluar edhe shpërndarja e pakove ushqimore për të gjitha familjet me situatë të rënduar sociale e ekonomike, numri i të cilëve është në rritje si pasojë e pandemisë. Po ashtu, janë aprovuar edhe ndihmat financiare për kompanitë komunale dhe çerdhet e Prishtinës.

Me fazën e parë të lehtësimit të masave tash edhe fokusi duhet të kalojë nga shëndetësia në ekonomi, në mënyrë që të ndihmojmë adresimin e pasojave të pandemisë në këtë fushë, ku përsëri do të na duhet ndihma e të gjithëve.

Kryetari Ahmeti falënderoi të gjithë asambleistët, vullnetarët e të gjithë të tjerët pa dallim për solidaritetin e treguar kësaj dhe mbështetjen e pakursyer gjatë këtyre ditëve të vështira që i kaluam.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat