Ahmeti: Mora mesazhe gëzimi nga militantë për tre rastet pozitive në Prishtinë

Prishtina

Ahmeti: Mora mesazhe gëzimi nga militantë për tre rastet pozitive në Prishtinë

Më: 10 maj 2020 Në ora: 00:05
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se pas konfirmimit të tre rasteve të reja me koronavirus në këtë qytet ka pranuar disa mesazhe nga militantë.

Ahmeti thotë se në këto mesazhe, këta persona i gëzoheshin rasteve të reja me koronavirus.

“I mora disa mesazhe nga disa militantë, që ishin në stilin “…a po e sheh Shpend Ahmeti dil tash fol, tri raste, hahahah, qe menaxhimi…”. Nuk mund ta kuptoj ndryshe pos gëzim për raste të reja. E pabesueshme vnera dhe urrejtja e disa njerëzve. Shërim të gjithëve! E ne do të ja dalim së bashku! #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat