Klinika private e gjinekologjisë në Prishtinë bëhet vatër e koronavirusit, nesër 60 testime të kontakteve - Bota Sot
Klinika private e gjinekologjisë në Prishtinë bëhet vatër e koronavirusit, nesër 60 testime të kontakteve

Prishtina

Klinika private e gjinekologjisë në Prishtinë bëhet vatër e koronavirusit, nesër 60 testime të kontakteve

Më: 10 maj 2020 Në ora: 00:46
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë detaje për klinikën private, e cila u bë sonte vatër e koronavirusit, teksa aty u konfirmuan raste edhe nga komunat tjera .

E njëjta, siç ka bërë të ditur Ahmeti është një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës.

Lajmi i keq është se një pjesë e punëtorëve në këtë klinikë, punojnë dhe në institucionet publike shëndetësore.

“Nesër do të bëhen mbi 60 testime të kontakteve të këtij rasti. Edhe këtë sfidë do ta kalojmë e ne si Komunë presim rekomandimet e IKSHP dhe Ministrisë së shëndetësise për izolimet e këtyre rasteve dhe ndalimin e përhapjes së virusit”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Tani kemi pak më shumë informata.

Rasti i djeshëm në Prishtinë dhe rastet e tjera sot jo vetëm në Prishtinë janë të gjitha nga një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës. Pra edhe rasti i Obiliqit, Klinës dhe Gjilanit janë ose punëtorë ose familjarë të punëtorëve të Klinikës. Punëtorët shëndetësorë kanë pas të drejten e lëvizjes gjate pandemisë. Një numër i tyre punojnë edhe në institucionet publike shëndetësore.

Nesër do të bëhen mbi 60 testime të kontakteve të këtij rasti. Edhe këtë sfidë do ta kalojmë e ne si Komunë presim rekomandimet e IKSHP dhe Ministrisë së shëndetësise për izolimet e këtyre rasteve dhe ndalimin e përhapjes së virusit.

Këto raste të reja na tregojnë rrezikun që e kanë punëtorët shëndetësorë në punln e tyre.

Mos harroni në këtë fazë, së paku deri ta kuptojmë dhe kufizojmë edhe këtë rritje mos dilni pa nevojë dhe gjithmonë mos e harroni MASKEN dhe DORËZAT.

Prishtinë e Kosovë, ta kalojmë edhe këtë sfidë!

P.S. Detajet e tjera edhe për klinikën edhe detajet shëndetësore, origjinën dhe si ka ardh deri te kjo i japin IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat