Komuna s’tregon kur do të asfaltohet rruga “Xheladin Hana”, banorët i mbulon pluhuri

Prishtina

Komuna s’tregon kur do të asfaltohet rruga “Xheladin Hana”, banorët i mbulon pluhuri

Më: 10 maj 2020 Në ora: 23:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet e Komunës së Prishtinës kanë bërë me dije se e kanë detyruar kompaninë që e kishte asfaltuar rrugën “Xheladin Hana” ta riasfaltojnë, por nuk kanë treguar kur do të përfundojë kjo. Në ndërtesat që janë afër kësaj  rruge nuk mund të hapen dritaret për shkak të pluhurit nga gërryerja e asfaltit, thonë qytetarët që janë ankuar në adresë.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunë, Gëzim Mehmeti nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, njoftoi vendimin por nuk ofroi data kur qytetarët do të kenë rrugën e asfaltuar.

Tha se shkak për prishjen e rrugës u bënë ‘kushtet atmosferike’.

“Asfallti në rrugën Xheladin Hana filloi të shpërbëhet. Kushtet atmosferike gjatë riasfalltimit e kanë shkaktur prishjen. U urdhërua kompania që ta riasfalltoj prapë rrugën. Këtë kosto e bartë kompania. Nuk demtohet buxheti, paraja publike mbrohet”, shkroi ai në Facebook.

Gjatë kohës së pandemisë në disa pjesë të qytetit po punohet. Diku është shtruar edhe asfalt, por në këtë pjesë të kryeqytetit ende nuk ka zhvillime të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat