Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, lanson edhe një platformë online për ofrimin e ndihmës së parë psikologjike - Bota Sot
Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, lanson edhe një platformë online për ofrimin e ndihmës së parë psikologjike

Prishtina

Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, lanson edhe një platformë online për ofrimin e ndihmës së parë psikologjike

Më: 12 maj 2020 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Përpos linjës së ndihmës psikologjike që është funksionalizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, tashmë kemi edhe një “chat”, që është në dispozicion të të gjithë atyre që tregojnë vështirësi emocionale në përballimin e Covid 19.

Mjafton që në linkun e mëposhtëm të shtypni butonin “Fillo bisedën me një nga vullnetarët tanë” dhe do të keni mundësinë që të skruani me një nga 100 vullnetarët e angazhuar, që janë absolventë të psikologjisë dhe psikolog.

Çdo ditë prej orës 13:00 deri 01:00 pas mesnate.

https://shendetimendor.uni-pr.edu/?fbclid=IwAR0MBEE2L1cee8mWl4O85cCGECYTFcuJ89TFY4YlRCQEX26x0w4sCfKqWeA

Të gjithë kalojmë në momente kur mendimet dhe mënyra se si ndjehemi na thellon në një rrugë për të cilën kemi përshtypjen së nuk do të perfundojë kurrë. Krijojmë bindje sikur kjo do zgjasë gjithmonë, shpesh duke harruar se situata të ngjashme kemi kaluar dhe më parë, e edhe më shpesh harrojmë të kujtojmë që nuk jemi të vetëm në këtë udhëtim.

Udhëtimi i secilit prej nesh është unik, dhe secili nga ne kemi diçka për të dhënë!

Andaj, ju inkurajojmë që të shfrytëzoni këtë mundësi për të shprehur lirshëm atë çfarë mbani mbrenda vetës gjatë kësaj periudhe, veçanërisht në këtë kohë pandemie. Vullnetarëve iu detyrohemi falënderimin dhe mirënjohjen më të sinqertë për këtë angazhim.

Ju lus që të inkurajoni njerëzit të thërrasin në 038 200 80 890 apo të shkruajnë në këtë platformë, në mënyrë që të lehtësojnë ngarkesën psikologjike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat