COVID-19 në Prishtinë, sot do të testohen më shumë se 15 persona - Bota Sot
COVID-19 në Prishtinë, sot do të testohen më shumë se 15 persona

Prishtina

COVID-19 në Prishtinë, sot do të testohen më shumë se 15 persona

Më: 12 maj 2020 Në ora: 17:33
Ilustrim

Në komunën e Prishtinës deri më tani janë konfirmuar 77 raste me virusin COVID-19. Rastet e fundit pozitive rezultuan mbrëmjen e së hënës. Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, tha se këto janë raste kontakti

Gashi theksoi se gjatë ditës së sotme janë marrë mostra të reja për testim.

“Rastet e mbrëmshme janë kontakte të personave që janë konfirmuar pozitive më herët me COVID-19. Gjatë ditës së sotme do të testohen 15 persona. Katër janë nga QKMF, ndërkaq tjerët nga terreni. Do të ketë edhe testime nga Infektiva dhe karantina në Qendrën Studentore”, deklaroi Gashi për Express.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë tha se momentalisht në kryeqytet janë vetëm 10 raste aktive me COVID-19.

“I kemi 10 raste aktive. Momentalisht nuk do të kemi ritestime të personave të prekur me COVID-19”, theksoi Gashi.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës deri më tani ka testuar 10 mijë e 130 persona të dyshuar për koronavirus.

 Numri total i personave të konfirmuar me COVID-19 ka shkuar në 895. Nga ta janë shëruar 657. Derisa kanë vdekur 29 persona.

Rasti i fundit i vdekjes nga koronavirusi në vend u shënua mesditën e sotme. Në Klinikën Infektive të QKUK’së vdiq një 63-vjeçare nga Rahoveci.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur ajo ishte pranuar në Infektivë më 3 maj në gjendje të rëndë.

“Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit. Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat