Punime në lagjen “Pejton”, disa lagje nesër do të mbesin pa ujë

Prishtina

Punime në lagjen “Pejton”, disa lagje nesër do të mbesin pa ujë

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 10:23
“KRU Prishtina”

“KRU Prishtina” njofton se nesër, realizohen kyçjet e gypit të ujit me diametër 350 mm në lagjen “Pejton”, me ç’rast disa zonave do t’u ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

Ky është njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se nesër më datë 6 qershor 2020, e shtunë , do të realizohen kyçjet e gypit të ujit me diametër 350 mm në Lagjen “Pejton” të kryeqytetit.

Këto punime realizohen nga kontraktori i Komunës së Prishtinës (investim i komunës në ndërrimin e gypit të azbestit ).

Roli i KRU ” Prishtina ” ka qenë përpilimi i projektit në fjalë dhe mbikqyrja e vazhdueshme, ndërsa nesër do të jetë angazhimi në mbikqyrjen e realizimit të këtyre kyçjeve, manipulimi me valvola për ndërprerjen e ujit përgjatë punimeve dhe çdo punë tjetër ndihmëse që kërkohet.

Zonat të cilat do të mbesin pa ujë të pijshëm, për shkak të realizimit të punimeve teknike, nga ora 10:00-18:00 janë : lagjja “ Pejton ”, lagjja ” Dardania ”, lagjja “ Lakrishte ” dhe lagjja “ Kalabria ”.

Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët!

Çdo ditë, pranë jush, me infrastrukturë të re!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat