10 raste të reja në Prishtinë, Shpend Ahmeti urdhëron mbylljen e disa çerdheve

Prishtina

10 raste të reja në Prishtinë, Shpend Ahmeti urdhëron mbylljen e disa çerdheve

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka urdhëruar mbylljen e disa çerdheve pas rasteve të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 40 raste të reja me koronavirus, ku 10 kanë qenë vetëm në Prishtinë.

Pas kësaj, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë detaje dhe ka urdhëruar tri çerdhe që të mbyllen për shkak se nuk iu kanë përmbajtur rregullave dhe dezinfektimit.

“Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni”, ka shkruar ndër të tjerash Ahemti.

Njoftimi i plotë i Ahemtit, pa ndërhyrje:

Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha.

Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.

Dy mësime shume të rëndësishme

1. Mos e fshihni semundjen nga të tjerët

2. Mos e shpërfillni virusin si të parëndësishëm

Nesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat