Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” nis identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjet

Prishtina

Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” nis identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjet

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se, kjo kompani ka formuar grupe/komisione të veçanta për identifikimin dhe kontrollimin e të gjitha zonave të shërbimit, në gjetjen e kyçjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.

“Në kuadër të reduktimit të humbjeve të ujit, inspektorët do fillojnë me veprime në terren”, thuhet në kumtesë.

Në të njejtën kohë, kërkojmë nga konsumatorët që, të realizojnë pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, poashtu mundësia e lehtë për kryerjen e shërbimeve ende vazhdon, si riprogramimi i borxheve të akumuluara për shërbimet ( me këste mujore 12-36 muaj) varësisht nga shuma totale e borxhit”. /Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat