38 raste aktive me Covid-19 në Prishtinë

Prishtina

38 raste aktive me Covid-19 në Prishtinë

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 00:07
Prishtinë

Pas disa ditësh qetësie pa raste me Covid-19, në Prishtinë janë kthyer rastet me koronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës Bujar Gashi, dha detaje për rastet në kryeqytet.

Gashi tha se janë 113 raste të shënuara nga fillimi i pandemisë, prej tyre 38 janë akoma aktive.

“113 raste që nga fillimi i pandemisë. pra kemi 38 raste aktive. Kemi raste në lagjet: Dardania, Mati 1, Kroi i Njelmët dhe lagjet e tjera. Në përgjithësi këto raste janë stabile, përveç dy personave që janë të shtrirë në Klinikën Infektive”.

I pari i Shëndetësisë në kryeqytet foli edhe për hapjen e nesërme të kopshtit “Xixëllonjat”.

“Tek kopshtet Buzëqeshja dhe Lulevera, ka pasur dy fëmijë pozitivë me Covid-19 dhe një edukatore në kopshtin Lulevera. Bashkëshorti i edukatores ka qenë pozitiv me Covid, dhe sot sipas kryetarit Shpend Ahmeti ajo ka dalë negativ. Prandaj nesër me respektimin e masave dhe përgatitjet e nevojshme do të rifillon punën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat