Pamje si në filma: Në pikë të ditës vidhet vetura në Kodrën e Trimave - Bota Sot
Pamje si në filma: Në pikë të ditës vidhet vetura në Kodrën e Trimave

Prishtina

Pamje si në filma: Në pikë të ditës vidhet vetura në Kodrën e Trimave

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 19:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një rast jo shumë i zakonshëm ka ndodhur sot në lagjjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Këtu rreth orës 15:05, afër shkollës fillore Asim Vokshi, është vjedhur një veturë.

Pronari i veturës e kishte ndalur veturën për të blerë bukë.

Në pamjet e videos shihet se si një person i panjohur ka hipur në veturë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion apo e kanë parë diku këtë veturë të lajmërojnë në këtë numër të telefonit:

044/278-128.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat