Sot dalin rezultatet për fëmijët dhe edukatoret e çerdhes në Prishtinë - Bota Sot
Sot dalin rezultatet për fëmijët dhe edukatoret e çerdhes në Prishtinë

Prishtina

Sot dalin rezultatet për fëmijët dhe edukatoret e çerdhes në Prishtinë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 09:48
Ilustrim

Para dy ditësh një fëmijë i një kopshti privat në Prishtinë ka rezultuar pozitiv, ndërsa sot pritet që të ritestohen fëmijët e tjerë dhe edukatoret të asaj çerdheje.

Lajmi u bë i ditur mbrëmë nga drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi, në një lidhje direkte në Rtv Dukagjin.

Gashi tha se drejtoresha e këtij spitali ka kontaktuar komunën tha ka treguar se një fëmijë ka rezultuar pozitiv.

Ajo gjithashtu i ka ndihmuar komunës në gjetjen e të gjitha kontakteve për ritestim.

Sot do të dalin rezultatet e fëmijëve dhe edukatoreve të testuar për COVID-19 në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat