Ish-burgu i Prishtinës nga nesër, i hapur për vizitorë

Prishtina

Ish-burgu i Prishtinës nga nesër, i hapur për vizitorë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 20:23
Foto

Nesër më 12 qershor në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, MKRS ka vendosur të hapë për vizitorë ish-burgun e Prishtinës.

Ish-burgu i Prishtinës ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj”, përkrah stacionit të Policisë Qendra në Prishtinë.

Ky është njoftimi i plotë i MKRS-së:

Ju njoftojmë se nesër (12 qershor 2020), ora10:00, për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të hap për vizitorë ish- Burgun e Prishtinës, i cili ndodhet në Rr. Luan Haradinaj, përkrah Stacionit të Policisë Qendra, në Prishtinë.

Ish-burgu do të shndërrohet në muze në të ardhmen. Në hapjen e “Strehës së kujtimeve, Burgut të përndjekjes” për vizitorë, do të marrë pjesë edhe Ministrja Vlora Dumoshi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat