Rikthehet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Prishtina

Rikthehet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 11:13
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me ujë për disa zona të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Furnizimi me ujë është rikthyer në lagjen Bregu i Diellit dhe pikat e larta të lagjes Mati 1, pas sanimit të gypit të çelikut me diametër 600 mm nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit.

“Ndërsa Hajvalia, Çagllavica e Miradia vazhdojnë të jenë pa ujë deri në orën 17:00, për shkak të ndrrimit të valvolave në segment tjetër. Graçanica aktualisht ka furnizim me ujë të pijshëm, por pritet që gjatë ditës të iu ndërprehet furnizimi për një kohë të shkurtë , deri në sanimet përfundimtare”, thuhet në njoftimin për media të ujësjellësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat