Universiteti i Prishtins ka krijuar kushtet që të mbrohen temat e doktoratës

Prishtina

Universiteti i Prishtins ka krijuar kushtet që të mbrohen temat e doktoratës

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 19:26
Foto

Doktorantët që kanë për të mbrojtur temat e tyre të doktoratës, mund të bëjnë kërkesat e tyre në Komisionin Qendror të Studimeve të Doktoratës dhe më pas Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të vendosë për afatet.

Prorektori në Universitetin e Prishtinës, Faton Berisha, tha për Radio Kosovën se tashmë janë krijuar kushtet që të mbrohen temat.

Ndërkohë, sa i përket doktorantëve që i kanë mbrojtur temat, ceremonia e promovimit të tyre do të mbahet sapo të plotësohet numri i mjaftueshëm i kandidatëve që i kanë mbrojtur temat.

Sipas Prorektorit, tani nuk ka ndonjë problem që të organizohen mbrojtjet publike të temave të doktoratës, por siç tha, gjithnjë duke respektuar rregullat e distancës sociale dhe duke iu përmbajtur rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat