Ahmeti: Do të vendosim sinjalizimin horizontal në të gjitha rrethrrotullimet ku ka probleme

Prishtina

Ahmeti: Do të vendosim sinjalizimin horizontal në të gjitha rrethrrotullimet ku ka probleme

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 13:03
Prishtina

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se gjatë vikendit është vendosur shënjezimi horizontal në rrethrrotullimin tek rruga “Muharrem Fejza”.

Sipas tij do të shërbej në lehtësimin e komunikacionit.

Ai ka treguar se kjo do të bëhet në të gjitha rrethrrotullimet ku ka problem.

Statusi i plotë:

Mirëdita Prishtinë,

Gjatë vikendit DSHP me ekipet kanë vendosur shenjëzimin horizontal në rrethrrotullimin të Muharrem Fejza për të lehtësuar komunikacionin. Këtë do ta bëjmë në gjitha rrethrrotullimet ku ka probleme.

Te rrethi i flamurit është projekt edhe më i detajshëm me këtë qëllim.

Falemnderit për mirëkuptim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat