Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se po vazhdon shënjëzimi horizontal në rrethrrotullimet në kryeqytet.
Ahmeti ka shkruar në Facebook se kjo do të vazhdojë në të gjitha rrethrrotullimet ku ka probleme.
“Gjatë vikendit DSHP me ekipet kanë vendosur shenjëzimin horizontal në rrethrrotullimin të Muharrem Fejza për të lehtësuar komunikacionin. Këtë do ta bëjmë në gjitha rrethrrotullimet ku ka probleme. Te rrethi i flamurit është projekt edhe më i detajshëm me këtë qëllim”, ka shkruar Ahmeti.